‏ Job 12

1Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: 2"Pa dyshim ju jeni njerëz të urtë, dhe dituria do të marrë fund me ju. 3Edhe unë kam mendje si ju, dhe nuk bie më poshtë se ju; përveç kësaj, kush nuk i di gjërat si këto? 4Jam bërë gazi i miqve të mi; unë, të cilit Perëndia i përgjigjej kur i drejtohesha; të drejtin, të ndershmin, e kanë vënë në lojë. 5Një llambë, e përçmuar në mendimet e atyre që jetojnë në mes të të mirave, është përgatitur për ata të cilëve u merren këmbët. 6Çadrat e cubave përkundrazi janë të qeta dhe e ndjejnë veten të sigurt ata që provokojnë Perëndinë dhe që e hyjnizojnë forcën e tyre. 7Por pyeti tani kafshët dhe do të të mësojnë, zogjtë e qiellit dhe do të ta thonë, 8ose foli tokës, dhe ajo do të të mësojë, dhe peshqit e detit do të ta tregojnë. 9Midis tërë këtyre krijesave, cila nuk e di që dora e Zotit i ka bërë këto? 10Ai ka në dorë të tij jetën e çdo gjallese dhe frymën e çdo qenieje njerëzore. 11Veshi a nuk i shqyrton vallë fjalët, ashtu si i shijon qiellza ushqimet? 12Ndër pleqtë gjejmë diturinë, dhe gjatësia e ditëve u jep edhe gjykimin. 13Por tek ai gjejmë diturinë dhe forcën, atij i përkasin mendja dhe gjykimi. 14Në rast se ai shkatërron, askush nuk mund të rindërtojë; në rast se fut në burg dikë, askush nuk mund t'ia hapë. 15Në rast se i ndal ujërat, çdo gjë thahet; po t'i lërë të lira, përmbytin tokën. 16Ai zotëron forcën dhe diturinë; prej tij varen ai që mashtrohet dhe ai që mashtron. 17Ai i bën këshilltarët të ecin zbathur, i bën gjyqtarët të pamend. 18Këput verigat e imponuara nga mbretërit dhe lidh me zinxhirë ijet e tyre. 19I bën që të ecin zbathur priftërinjtë dhe përmbys të fuqishmit. 20I lë pa gojë ata tek të cilët ka besim dhe i lë pa mend pleqtë. 21Zbraz përçmimin mbi fisnikët dhe ua liron brezin të fortëve. 22Zbulon gjërat e thella të fshehura në terr dhe sjell në dritë hijen e vdekjes. 23I bën të mëdha kombet dhe pastaj i shkatërron, i zgjeron kombet dhe pastaj i mërgon. 24U heq arsyen sundimtarëve të tokës dhe i bën të enden në vende të shkreta pa rrugë. 25Ecin verbërisht në terr pa dritë dhe i bën të ecin si të dehur".

Copyright information for Alb
The selected Bible will not be clickable as it does not support the Vocabulary feature. The vocabulary is available by hovering over the verse number.

Everyone uses cookies. We do too! Cookies are little bits of information stored on your computer which help us give you a better experience. You can find out more by reading the STEPBible cookie policy.