‏ Proverbs 9

1Dituria ka ndërtuar shtëpinë e saj, ka gdhendur shtatë shtyllat e saj. 2Ka vrarë kafshët e saj, ka përzier verën e saj dhe shtruar tryezën e saj. 3Ka dërguar jashtë shërbëtoret e saj; nga vendet më të larta të qytetit ajo thërret: 4"Ai që është budalla të vijë këtu!". Atij që i mungon gjykimi i thotë: 5"Ejani, hani nga buka ime dhe pini verën që kam përzier. 6Lëreni budallallëkun dhe do të jetoni, ecni në rrugën e arsyes". 7Ai që korrigjon tallësin tërheq mbi vete të shara, dhe ai që qorton të pabesin merr të shara. 8Mos qorto tallësin sepse ai do të të urrejë; qorto të urtin dhe ai do të të dojë. 9Mësoje të urtin dhe ai do të bëhet edhe më i urtë. Mësoje të drejtin dhe ai do të rritë diturinë e tij. 10Frika e Zotit është parimi i diturisë, dhe njohja e të Shenjtit është zgjuarsia. 11Sepse nëpërmjet meje do të shumohen ditët e tua dhe do të të shtohen vite jete. 12Në rast se je i urtë, je i urtë për veten tënde; në rast se je tallës, pasojat do t'i kesh vetëm ti. 13Gruaja budallaqe është zhurmëmadhe, aspak e zgjuar dhe nuk di asgjë. 14Rri ulur te porta e shtëpisë së saj, mbi një fron në vendet e larta të qytetit, 15për të ftuar ata që kalojnë nëpër rrugë, që shkojnë drejt në rrugën e tyre: 16"Ai që është budalla të vijë këtu!". Dhe atij që i mungon arsyeja i thotë: 17"Ujërat e vjedhura janë të ëmbla; buka që hahet fshehurazi është e shijshme". 18Por ai nuk e di që atje janë të vdekurit, që të ftuarit e saj janë në thellësinë e Sheolit.

Copyright information for Alb
The selected Bible will not be clickable as it does not support the Vocabulary feature. The vocabulary is available by hovering over the verse number.

Everyone uses cookies. We do too! Cookies are little bits of information stored on your computer which help us give you a better experience. You can find out more by reading the STEPBible cookie policy.