‏ Psalms 114

1Kur Izraeli doli nga Egjipti dhe shtëpia e Jakobit nga një popull që fliste një gjuhë të huaj, 2Juda u bë shenjtorja e tij dhe Izraeli zotërimi i tij. 3Deti e pa dhe iku, Jordani u kthye prapa. 4Malet u hodhën si desh dhe kodrat si qengja. 5Ç'pate ti, o det, që ike, dhe ti, o Jordan, që u ktheve prapa? 6Dhe ju, o male, që u hodhët si desh, dhe ju, o kodra, si qengja? 7Dridhu, o tokë, në prani të Zotit, në prani të Perëndisë të Jakobit, 8që e shndërroi shkëmbin në liqen, shkrepin në një burim uji.

Copyright information for Alb
The selected Bible will not be clickable as it does not support the Vocabulary feature. The vocabulary is available by hovering over the verse number.