‏ Psalms 120

1Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m'u përgjigj. 2O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese. 3Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare? 4Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje. 5I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit! 6Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen. 7Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën.

Copyright information for Alb
The selected Bible will not be clickable as it does not support the Vocabulary feature. The vocabulary is available by hovering over the verse number.

Everyone uses cookies. We do too! Cookies are little bits of information stored on your computer which help us give you a better experience. You can find out more by reading the STEPBible cookie policy.