‏ Psalms 124

1Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli: 2"Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh, 3ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zëmërimi i tyre kundër nesh; 4atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne, 5atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne". 6Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre. 7Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarit; laku u këput dhe ne shpëtuam. 8Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejtë dhe tokën.

Copyright information for Alb
The selected Bible will not be clickable as it does not support the Vocabulary feature. The vocabulary is available by hovering over the verse number.