‏ Psalms 95

1Ejani, t'i këndojmë me gëzim Zotit; t'i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë. 2Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë. 3Sepse Zoti është një Perëndi i madh dhe një Mbret i madh mbi gjithë perënditë. 4Në duart e tij janë thellësitë e tokës dhe të tijat janë majat e larta të maleve. 5I tij është deti, sepse ai e ka bërë, dhe dheu i thatë që duart e tij kanë modeluar. 6Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë. 7Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij, 8"mos e fortësoni zemrën tuaj si në Meriba, si ditën e Masas në shkretëtirë, 9ku etërit tuaj më tunduan dhe më vunë në provë, edhe pse i kishin parë veprat e mia. 10Për dyzet vjet e pata neveri atë brez dhe thashë: "Janë një popull me zemër të përdalë dhe nuk i njohin rrugët e mia. 11Prandaj u betova në zemërimin tim: Nuk do të hyjnë në prehjen time".

Copyright information for Alb
The selected Bible will not be clickable as it does not support the Vocabulary feature. The vocabulary is available by hovering over the verse number.

Everyone uses cookies. We do too! Cookies are little bits of information stored on your computer which help us give you a better experience. You can find out more by reading the STEPBible cookie policy.